Arbëri

Autoritetet nacionale mund t’i aprovojnë vaksinat që nuk i ka aprovuar BE-ja

Autoritetet nacionale mund t’i aprovojnë vaksinat që nuk i ka aprovuar BE-ja
Në BE janë të vetëdijshëm se hendeku mes Kosovës dhe vendeve të BE-së, por edhe me vendet fqinje, do të rritet edhe më shumë nëse ndërkohë nuk sigurohen sasi më të mëdha të vaksinave. Disa burime të BE-së vazhdojnë të thonë se “nuk është hequr dorë nga donacionet e shteteve anëtare për Kosovën”, por bazuar në përvojën e deritashme dhe në situatën momentale është vështirë të pritet një gjë e tillë së shpejti

Vaksinimi në vendet e Bashkimit Evropian ka marrë hov ditëve të fundit pas dështimeve që të përmbushet plani për tremujorin e parë të vitit. Tashmë është stabilizuar në një masë shpërndarja e vaksinave dhe në tremujorin e dytë, që ka nisur nga 1 prilli, BE-ja pret rreth 360 milionë vaksina.

 

Kosova, sikur edhe secili shtet tjetër që dëshiron të përdorë vaksina të cilat nuk janë autorizuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), është e lirë ta bëjë këtë përmes autorizimeve të rregullatorit të saj. Edhe disa vende të BE-së janë duke menduar të ndjekin shembullin e Hungarisë dhe të autorizojnë përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse, që ende nuk janë autorizuar nga EMA. Por për këtë ato marrin një përgjegjësi shumë të madhe. Prandaj shumica e shteteve të BE-së kanë vendosur të ndjekin vetëm rekomandimet e EMA-s

Vaksinimi në vendet e Bashkimit Evropian ka marrë hov ditëve të fundit pas dështimeve që të përmbushet plani për tremujorin e parë të vitit. Tashmë është stabilizuar në një masë shpërndarja e vaksinave dhe në tremujorin e dytë, që ka nisur nga 1 prilli, BE-ja pret rreth 360 milionë vaksina.

Krahas rreth 100 milionë që kanë ardhur në tre muajt e parë, deri në fund të qershorit BE-ja planifikon të vaksinojë diku mes 50 deri në 70 për qind të popullatës të moshës madhore, mbi 18 vjeç.