Arbëri

Konjufca: Norvegjia meriton falënderim për angazhimin në sigurimin e vaksinave për Kosovën

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.