Arbëri

Osmani pret Abdixhikun, e përgëzon për rolin konstruktiv

Osmani pret Abdixhikun, e përgëzon për rolin konstruktiv
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe e ka përgëzuar për siç thuhet në njoftim, rolin konstruktiv të partisë së tij në formimin e institucioneve të reja.

Osmani shtoi se partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin, andaj institucioni i Presidencës, sipas saj, do të jetë çdo herë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike.