Arbëri

Rihapet tema e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ende ka diplomatë në BE që vërtet tërheqin vërejtjen se “ideja për shkëmbim të territoreve nuk është e vdekur” dhe se Serbia, sikurse dhe lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, vazhdojnë të kërkojnë aleatë për këtë ide (Foto: DPA)

Zyra e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ndihmuar që të rritet edhe më shumë konfuzioni rreth pyetjes se a ka dërguar apo jo në Bruksel kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ndonjë “non paper”, ku ka kërkuar që të “përmbyllet procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë”.

 

Mediat në Bosnjë-Hercegovinë kanë shkruar se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, pak muaj para se ta marrë kryesimin e BE-së, ia ka dërguar një “non-paper” presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku angazhohet për shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, por edhe të Maqedonisë dhe Malit të Zi, për ndarjen e Kosovës sipas planit Thaçi-Vuçiq dhe për shumë gjëra të tjera. Por shkrimet e tilla nuk janë dukur të besueshme nga shumë diplomatë në Bruksel

Zyra e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ka ndihmuar që të rritet edhe më shumë konfuzioni rreth pyetjes se a ka dërguar apo jo në Bruksel kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ndonjë “non paper”, ku ka kërkuar që të “përmbyllet procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë”.

Së pari, dikush nga Zyra e Charles Michelit ka konfirmuar se e kanë marrë një “non paper”, por më vonë zëdhënësi i Michelit e ka mohuar një gjë të tillë.