Arbëri

Serbia i kundërpërgjigjet paralajmërimit të Kosovës për kthimin e reciprocitetit

 

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë se paralajmërimi i Kosovës për kthimin e masave të reciprocitetit është gjuhë e ultimatumeve dhe shantazheve, për çka ka thënë se janë më të rrezikshme se kërcënimet.

Gjuriq për “Politika” u shpreh se shteti serb dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, “të cilët janë të vendosur për dialog konstruktiv, sigurisht që nuk do të lejojnë që Kurti apo udhëheqës tjetër shqiptarë të fusë gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve”.