Arbëri

Zvarritja e ristrukturimit të Ministrisë së Brendshme dëmton buxhetin e shtetit

Zvarritja e ristrukturimit të Ministrisë së Brendshme dëmton buxhetin e shtetit

Bashkimi i Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme, i nisur një vit më parë, ende nuk ka përfunduar. Ecuria e këtij projekti vlerësohet e ngadaltë pasi vetëm në fund të janarit MPB-ja e ka miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

 

Shumë shërbyes civilë që kanë punuar në Ministrinë e Administratës Publike nuk e dinë saktë se çka do të punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, një vit që nga vendimi për bashkim të këtyre ministrive. Procesi i fuzionimit vlerësohet nga shoqëria civile se është stërzgjatur për shkak të mungesës së vullnetit politik, teksa pasojë e tij, si thuhet prej tyre, është dëmtimi i buxhetit të shtetit

Bashkimi i Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme, i nisur një vit më parë, ende nuk ka përfunduar. Ecuria e këtij projekti vlerësohet e ngadaltë pasi vetëm në fund të janarit MPB-ja e ka miratuar Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.

Për shpalljen e konkurseve Ministria i ka thënë KOHËS se duhet të pritet përfundimi i punës së Komisionit të ristrukturimit.