Anulohet edhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit për patentë shofer

Anulohet edhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit për patentë shofer
Në një konferencë për media, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka folur për anulimin e tenderit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale të Kosovës.
Ai ka thënë se tenderi është anuluar për shkak të kritereve teknike, në mënyrë që sa më shumë kompani të kenë mundësi të marrin punë.
"Ditën e djeshme si ministri kemi marrë dy vendime. E para ka të bëjë me anulimin e vendimit për tenderin e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024. Janë dy arsyeje qe ne e kemi anuluar. Ne jemi të interesuar që të bëjmë ndryshime në pozicionet para masës. Dhe të kemi rrugë më të sigurta. E dyta ka të bëjë me kritere teknike që të kenë mundësi që më shumë kompani të marrin punë, e jo si ka ndodhur më parë që kompanitë e kanë ditur se janë të përzgjedhur", tha ai.
Përveç kësaj, Durmishi ka shtuar gjithashtu është anuluar edhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve.
Me këto vendime sipas Durmishit po parandalojnë keqpërdorimet. Për më tepër ai tha se janë duke u shqyrtuar edhe vendimet tjera.
"Ka vendime që janë nënshkruar edhe ditën kur është votuar qeveria e re, por nuk shkruan ora që të dihet a para a pas votimit", ka thënë ai.
Sipas tij, ka shumë vendime e memorandume që kanë ndodhur vetëm në vitin 2021 të cilat priten që ditëve ne vijim të shfuqizimin.
“Ne i kemi bërë veprimet e para menjëherë duke i dhënë prioritet dhe tani jemi në fazën e finalizimit të E-testimit për kandidatët për patentë shofer. Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore do ta funksionalizojmë E-testimin pasi që softwerin e kemi dhe kompjuterët dhe pajisjet e tjera të nevojshme do t’i kemi ditëve në vijim. E – testimi e rregullon dukshëm mbarëvajtjen e procesit të testimit sepse eliminohet faktori “njeri” në këtë proces e rrjedhimisht eliminohen keqpërdorimet eventuale. Gjithashtu po punojmë që edhe qendrat regjionale të modernizohen me pajisje sa më parë që është e mundur”, ka thënë ai.
Anulohet tenderi 44 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka anuluar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.
Ky tender i hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi kap vlerën rreth 44 milionë euro.
Data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 14 prill.
KOHA merr vesh se arsyeja e anulimit është ankesa e disa kompanive aplikuese për diskriminim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dënimet ndaj zyrtarëve të lartë po konsiderohen qesharake

Mot me diell dhe mundësi për reshje shiu të shtunën në Kosovë

Për 68 nga 1617 të zhdukurit s’ka mostra të plota të gjakut

Jozyrtarisht, shqiptarët pa deputet në Serbi

PD-ja dërgon në Parlament rezolutën për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë

Paralajmërohen ndëshkime për ata që s’deklarojnë të gjitha të ardhurat deri më 31 maj

Murati jep tri arsye pse e kundërshton tërheqjen e re nga Trusti

Vdiq eksperti i komunikacionit, Nijazi Kusari

Rriten rastet kur gratë i nënshtrohen dhunës së familjarëve të bashkëshortit

Para Komisionit Hetimor për Energjinë do të dalë edhe ambasadori Berishaj

MPJD-ja nuk sqarohet rreth dyshimeve për ndërhyrje në tenderin e veturave
