Arbëri

Sot vaksinohen pacientët me hemodializë

Sot vaksinohen pacientët me hemodializë
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rreth planit të vaksinimit për ditën e sotme.

Siç bëhet e ditur, Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 ka njoftuar se gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.