Arbëri

Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit
 

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson si dhe udhëheqësit e të gjitha agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Richardson, në emër të të gjithë agjencive të Kombeve të Bashkuara, e përgëzoi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të ndërtuar tashmë ndër vite.