Arbëri

Furnizimi me teste PCR – shpallet fituese kompania që ndryshoi ofertën gjatë tenderimit

Furnizimi me teste PCR – shpallet fituese kompania që ndryshoi ofertën gjatë tenderimit
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Sipas dosjes së tenderit, kompania “Made Kos” e kishte ndryshuar ofertën e produktit të ofruar. Ndonëse në disa raporte të vlerësimit komisioni vlerësues kishte konstatuar se kjo kompani e kishte ndryshuar ofertën bazë, duke ndryshuar produktin e ofruar, ajo megjithatë ishte shpallur fituese për furnizimin me rreth 300 mijë teste. Ndërkohë, Ligji i Prokurimit Publik saktëson se edhe në fazën e sqarimit të tenderëve nuk lejohen ndryshime materiale

Katër muaj pas shpalljes së tenderit për furnizim me teste PCR, vlera e të cilit kap një shumë prej mbi dy milionë eurosh, Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur fituese një kompani e cila do të furnizojë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me 300 mijë teste të tilla.

Por, kompania që është shpallur fituese, në bazë të raporteve të vlerësimit të tenderëve, e kishte ndryshuar ofertën bazë, duke ndryshuar produktin e ofruar.