1 perditesime
00:03

Suspendohet mjeku që s’u ofroi shërbime pacientëve

Pas publikimit të rastit, ku një mjek në Podujevë refuzon të merret me pacientë, me arsyetimin se ka përfunduar orarin e punës, ai është suspenduar nga puna.

Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu, e ka quajtur të papranueshme dhe aspak në përputhje me etikën profesionale sjelljen e mjekut.

“E kuptoj se personeli shëndetësor është lodhur e dërmuar nga situata që po kalojmë në ballafaqimin me COVID-19, kurse gjendjen e bën edhe më të rëndë mungesa e stafit mjekësor në QKMF, pas shkuarjes në specializim të 12 mjekëve. Mirëpo, tërë kjo nuk e arsyeton një sjellje të tillë të mjekut, aq më pak ndaj një pacienti të moshuar”, ka thënë ai pas publikimit të videos nga ky rast. “Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”.

Në fund ai ka thënë se ky rast s’do të ndikojë në angazhimin dhe punën e pjesës tjetër të stafit shëndetësor në Podujevë.

22:35

Policia ndalon një mjek në Podujevë, s’ofroi shërbime për qytetarët me arsyetimin se e ka kryer orarin

Një mjek me inicialet I.H. është ndaluar për 48 orë për shkak se kishte refuzuar t’u jepte ndihmë disa qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë të enjten, me arsyetimin se kishte përfunduar orarin e punës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore duke iniciuar rastin ndaj mjekut për “mosdhënie të ndihmës mjekësore.

Siç bëhet e ditur në komunikatë të PTH-së, mjeku është intervistuar për veprën penale dhe është ndaluar për 48 orë.