Arbëri

Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur tw premten në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport.

Presidentja Osmani e uroi Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë. Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së, duke potencuar se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë.