Arbëri

Haxhiu e konsideron shkelje ligjore veprimin e Selimit për të akuzuarin për vrasjen e Tetajt

Haxhiu e konsideron shkelje ligjore veprimin e Selimit për të akuzuarin për vrasjen e Tetajt
 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar shkelje ligjore kërkesën e ish-ministrit Selim Selimi që i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt të kthehej nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Të premten KOHA raportoi se i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, dhjetorin e vitit të kaluar ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë. Kjo pasi që ishte gjetur një telefon mobil në qelinë ku po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Megjithatë, ai prapë ishte kthyer në Prizren, dhe kjo me kërkesë të ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.