Arbëri

Dhoma e Posaçme bën hisedarë të 20% nga privatizimi i Amortizatorëve edhe rreth 300 serbë

Dhoma e Posaçme bën hisedarë të 20% nga privatizimi i Amortizatorëve edhe rreth 300 serbë
Ndërmarrja e Re “Fabrika e Amortizatorëve” Sh.P.K. i ishte shitur korporatës “Devolli Group” për 2 milionë e 50 mijë euro, ndërsa Ndërmarrja e Re “Ndërtesa Administrative” i ishte shitur N.P.T Euro-Nex për 5 milionë e 100 mijë euro. Fondi i 20-përqindëshit për punëtorët ishte 1 milion e 430 mijë euro. Nga kjo shumë vetëm 627 mijë e 476 euro janë ndarë për 496 punëtorët. Pa u shpërndarë kanë mbetur edhe 802 mijë e 523 euro

Ish-punëtorët e Fabrikës së Amortizatorëve ka afro dy vjet që nuk e kanë marrë shumën e plotë të 20-përqindëshit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. E hisedarë në këtë 20-përqindsh po pretendojnë të jenë edhe rreth 300 persona të tjerë, kryesisht serbë, të cilëve Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme së fundmi ua ka njohur të drejtat.

 

Gati 500 ish-punëtorët e Fabrikës së Amortizatorëve ende nuk kanë marrë pjesën e dytë të 20-përqindshit nga privatizimi, shumë që u takon. Por, bazuar në një vendim të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ka mundësi edhe të mos e marrin fare, pasi në listën përfituese të kësaj shume janë futur edhe 296 punëtorë, kryesisht serbë. Kjo është kundërshtuar nga ish-punëtorët, pasi sipas tyre, ata janë të dyshimtë nëse kanë punuar dhe se nuk plotësojnë kushtin ligjor, e që është puna pas luftës në fabrikë

Ish-punëtorët e Fabrikës së Amortizatorëve ka afro dy vjet që nuk e kanë marrë shumën e plotë të 20-përqindëshit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. E hisedarë në këtë 20-përqindsh po pretendojnë të jenë edhe rreth 300 persona të tjerë, kryesisht serbë, të cilëve Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme së fundmi ua ka njohur të drejtat.

Por, ish-punëtorët po kundërshtojnë futjen e këtyre personave në lista, pasi sipas tyre, ata nuk plotësojnë kriteret. Me këtë sipas tyre, dëmtohen punëtorët e vërtetë. Ata shprehin edhe dyshime nëse këta emra që janë në listë kanë punuar në kohën kur punëtorët shqiptarë ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet ‘90.