Arbëri

Mot me reshje shiu parashihet edhe java e ardhshme

Mot me reshje shiu parashihet edhe java e ardhshme
Foto: KOHA
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore. Gjatë së martës do mbajë mot i ngjashëm, ndërsa të mërkurën dhe enjten priten ngritje të vlerave maksimale.

Ndërkohë, sipas IHMK-së, gjatë vikendit pritet ngritje e temperaturave, ku ato minimalet do lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius dhe maksimalet 5-17 gradë.