Arbëri

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në shkolla, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në shkolla, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve
 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.