Arbëri

14 të vdekur dhe 442 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

14 të vdekur dhe 442 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
 

Ka mbërritur në 2100 numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të martën janë regjistruar 14 vdekje të tjera, ndërsa janë regjistruar edhe 442 raste të reja pozitive nga testimi i 3090 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).