Arbëri

Vendimi i Apelit, gazeta “Express” obligohet të mos vjedhë asnjë përmbajtje të KOHËS

Vendimi i Apelit, gazeta “Express” obligohet të mos vjedhë asnjë përmbajtje të KOHËS
KOHA Ditore
 

Pas rreth 4 vjetësh, prej kur KOHA pati dorëzuar padi kundër “Media Works”, botues i gazetës “Express”, me pretendimin se kjo e fundit kishte shkelur të drejtat pronësore duke botuar artikujt e KOHËS pa leje paraprake, gjykata ka nxjerrë aktgjykim përfundimtar.

Më 31 mars të këtij viti Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë përmes të cilit gazetës “Express” i ndalohet të publikojë materiale që janë e drejtë ekskluzive e kompanisë KOHA, ndërsa të mos riprodhojë lajmet ditore para se të kalojnë 12 orë nga publikimi.