Arbëri

Familja e deputetes Grainca reagon për mbishkrimet fyese, drejton gishtin nga PDK-ja [video]

Familja e deputetes Grainca reagon për mbishkrimet fyese, drejton gishtin nga PDK-ja [video]
 

Familja e deputetes nga Ferizaj, Adelina Grainca, ka reaguar pas disa mbishkrimeve, të cilat janë shkruar në muret e oborrit të shtëpisë së saj.

Disa persona të panjohur kanë shkruar një grafit fyes në disa vende: “Bijat i shesim, votat i qesim”, duke iu referuar kalimit të saj në Grupin parlamentar të VV-së nga PDK-ja dhe pjesëmarrjen e saj në votimin për presidente.