Arbëri

Rekomandohet suspendimi i dy komandantëve të Policisë, dyshohet se zbutën një gjobë trafiku

Rekomandohet suspendimi i dy komandantëve të Policisë, dyshohet se zbutën një gjobë trafiku
 

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy komandantëve policorë në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se kishin ndërhyrë në një gjobë për kundërvajtje në trafik, duke zbutur dënimin.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të IPK-së, rekomandimi është bërë nën dyshimin se është kryer vepra penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar” dhe “ushtrimit të ndikimit”.