Arbëri

Më pak se 20 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19

Më pak se 20 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19
 

Deri të martën e 20 prillit, në Kosovë janë vaksinuar 19 mijë e 77 persona me vaksinën kundër koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas listës së publikuar nga kjo ministri, Prishtina prin si komunë me 4302 persona të vaksinuar. Pas saj vjen Gjakova me 1582 e Ferizaj me 1397.