Arbëri

Qeveria ndan 8,5 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale

Qeveria ndan 8,5 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale
Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 8,5 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se përfituesit e skemave të ndihmës sociale do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 30 për qind mbi shumën e rregullt që marrin ndërkaq për përfituesit e skemës pensionale do të aplikohet një shtesë mujore në mënyrë që pensioni bazë dhe shtesa të arrijnë shumën prej 100 euro në muaj për këta tre muaj.