Arbëri

Murati: Pa u arritur imunizimi i qytetarëve nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike

Murati: Pa u arritur imunizimi i qytetarëve nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike
Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkuan Murati ka thënë se pa arritur një imunizim të mjaftueshëm të popullsisë nuk mund të flitet për rimëkëmbje ekonomike.

Murati ka thënë gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë se janë duke u diskutuar dhe duke u dizajnuar masat për rimëkëmbje mirëpo siç ka thënë, ato nuk mund të prezantohen dhe zbatohen pa u arritur një imunizim i mjaftueshëm i qytetarëve të vendit.