Arbëri

Murati flet për mundësinë e bllokimit të llogarive të bizneseve që nuk paguan tatim në fitim

Murati flet për mundësinë e bllokimit të llogarive të bizneseve që nuk paguan tatim në fitim
Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur në një konferencë për media lidhur mundësinë e bllokimit të llogarive të bizneseve të cilat kanë borxhe në Administratën Tatimore të Kosovës, një vendim ky që ishte marrë gjatë qeverisjes “Hoti”.

Murati ka thënë se ky proces ishte shtyrë në të kaluarën mirëpo, për një shtyrje të mundshme në të ardhmen, siç ka thënë duhet të bëhet një analizë më e thellë.