Arbëri

Humb betejën me COVID-19 kuzhinieri që para pak ditësh bëri thirrje për vaksinim të shpejtë

Humb betejën me COVID-19 kuzhinieri që para pak ditësh bëri thirrje për vaksinim të shpejtë
Foto: Facebook
 

Përparim Babalija, kuzhinier i njohur, ka vdekur si pasojë e COVID-19. Lajmi për vdekjen e tij është shpërndarë në rrjete sociale nga miq të shumtë të Babaliajt.

“Sot paska ndërruar jetë një shpirt artisti i kulinarisë Përparim Babalija. Njeri punëtor, kreativ, krenar gjithmonë me prejardhjen e tij dhe vlerat që përfaqësonte. Përparimi përveç se ishte maestro i kuzhinës, ishte qytetar i devotshëm i këtij vendi, ishte mishërimi i pasionit për punë, jetë dhe përfaqësim dinjitoz. Përparimi i qëndroi gjithmonë besnik vlerave dhe punës me përkushtim artisti. Pusho i qetë Maestro edhe pse shumë herët ike nga kjo jetë, vepra, buzëqeshja dhe bujaria jote do të kujtohen shumë gjatë”, ka shkruar deputetja Mimoza-Kusari-Lila.