Arbëri

I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

I zhdukur prej dy javësh, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit
Foto: KSP
 

Fati i Bedri Rexhepit, i zhdukur që nga data 8 prill, ende nuk dihet. Edhe pse po bëhen dy javë që kur u zhduk në rrethana të panjohura, Policia e Kosovës nuk ka informacion për vendndodhjen e tij.

Përgjigjja e vetme për mediat nga ana e këtij institucioni është se “kërkimet janë duke vazhduar”, ndërsa çdo minutë që kalon e bën shumë të vështirë për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij të cilët vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar në lidhje me rastin, raporton ksp.