Arbëri

Ministri Krasniqi: Brenda 100 ditëve do të publikohet analiza për efektet e pandemisë në komuna

Ministri Krasniqi: Brenda 100 ditëve do të publikohet analiza për efektet e pandemisë në komuna
 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se brenda 100 ditëve të para do të publikojnë analizën për efektet negative të pandemisë në 38 komunat e Kosovës.

Duke i premtuar mbështetje nivelit lokal, ministri Krasniqi tha se prioritet i tyre gjatë tre muajve është edhe reforma e kornizës ligjore, ndërsa premtoi se shumë shpejt në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i ndihmojnë edhe komunave për barnat esenciale.