Arbëri

Projekti i financuar nga BE-ja mbështet Kosovën drejt furnizimit me energji të pastër

Projekti i financuar nga BE-ja mbështet Kosovën drejt furnizimit me energji të pastër
 

Ceremonia e përmbylljes së projektit të financuar nga BE-ja "Rehabilitimi i rrjetit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë”, u mbajt sot për ta shënuar përfundimin e punimeve dhe për t'i prezantuar të arriturat e projektit.

Ngjarja u mbajt në ndërtesën e Filarmonisë të Kosovës, që është njëri nga shumë përfituesit që janë lidhur me rrjetin e ngrohjes qendrore gjatë sezonit të fundit të ngrohjes.