Arbëri

Kompensohen orët e humbura përmes mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Kamenicës

Kompensohen orët e humbura përmes mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Kamenicës
 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.

“Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mosvijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës”, thuhet në komunikatë.