Arbëri

Respektimi i masave anti-COVID ndikoi në uljen e rasteve të gripit sezonal

Foto: Ilustrim
 

(Ekonomia Online) - Nesrije Paqarada, specialiste e mjekësisë familjare, thotë se bartja e maskave dhe respektimi i distancës ka rezultuar në ulje të rasteve me grip sezonal.

Paqarada shtoi se pasi që gripi sezonal bartet përmes teshtimës, ka gjasa që bartja e maskës dhe ruajtja e distancës për shkak të pandemisë, ka bërë që këtë vit të ketë numër më të ulët të rasteve me grip sezonal.