Arbëri

Grushte e shkelma te shkolla “1 Maji” në Tiranë, rrihet vëzhguesi i PD-së

 

Një sherr i nisur mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së brenda KZAZ 30 te shkolla ‘1 Maj’ në Tiranë, ka degjeneruar në dhunë masive në prezencë të policisë.

Disa persona kanë goditur me grushte vëzhguesin e PD-së edhe në prezencë të kandidates për deputete Oriola Pampuri, e cila ka kërkuar nga policia të verifikojnë personat prezentë brenda KZAZ, pasi dyshohet se janë me precedentë penal.