Arbëri

Rasti “Grantet”, Prokuroria pret që të bindet trupi gjykues për keqpërdorimet në bujqësi

 

Përballja e argumenteve e kundër-argumenteve mes Habibe Salihut, prokurores së rastit të njohur si “Grantet”, dhe tetë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, të akuzuar për korrupsion në këtë aferë, zgjati disa orë.

Pas konfirmimit të aktakuzës nga të dy shkallët e gjykatës, filloi shqyrtimi gjyqësor me kryeprotagonist ish-ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, e zyrtarë të tjerë të lartë.