Arbëri

Serbia vazhdon spastrimin etnik të Luginës me pasivizim të adresave të shqiptarëve

Presheva
 

Në Luginë të Preshevës po vazhdon misioni i shtetit serb për pasivizim të adresave të shqiptarëve, e rrjedhimisht edhe spastrimin etnik të kësaj pjese me shqiptarë.

Portali “Fol-Online” shkruan se në stacionin policor të Bujanocit kanë arritur qindra kërkesa nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, për verifikim të adresave në fshatin më të madh shqiptar të Bujanocit, Tërnoc.