Arbëri

Serweri jep idetë për Ballkanin që “s’do të kënaqnin askënd, por do të frenonin të gjithë”

 

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, përmes një postimi në uebfaqen e tij ka dhënë katër parime fundamentale për zgjidhjen përfundimtare të telasheve në Ballkanin Perëndimor, teksa ka thënë se propozimet e tij nuk do të kënaqnin askënd, por do t’i frenonin të gjithë.

Respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial aktual të shteteve të pavarura në Ballkan, respektimin e të drejtave të minoriteteve, reciprocitetin si parim dhe që çështjet sociale e politike të trajtohen në nivel më të ulët, Serweri i ka parë si parimet fundamentale për zgjidhjen e çështjes së Ballkanit.