Arbëri

Bie në 516 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së, por edhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 516 pacientë, prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 183 me oksigjeno-terapi.