Arbëri

Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agon Musliun

 

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar drejtësi për Agon Musliun, i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve, e cila ishte shndërruar në karantinë vitin e kaluar për të infektuarit me COVID-19.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur tragjikisht një djalosh, i cili potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës.