Arbëri

452 persona me COVID-19 të hospitalizuar, 31 në gjendje të rënduar

452 persona me COVID-19 të hospitalizuar, 31 në gjendje të rënduar
 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 550 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.