Arbëri

Varhelyi për “non-paper”: Këto lajme nuk janë të vërteta

 

Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që ka pasur në Rinas, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për “non-paper”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Varhelyi tha se këto lajme nuk janë të vërteta, sepse të gjithë e dinë se ku do të i çonte ripërcaktimi i kufijve, ndërsa shtoi se asnjë person serioz nuk do ta shtronte në tryezë për diskutim këtë temë.