Arbëri

Të pakënaqurit me punësimet në Trepçë ngrenë tendë para minierës

 

(KosovaPress) - Dhjetëra qytetarë të pakënaqur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, kanë vazhduar sot protestën e tyre duke ngritur tendë para kësaj ndërmarrje në Stantërg.

Ata kërkuan sistemimin në punë të 154 ish-aplikuesve të cilët iu nënshtruan testit në konkursin e kësaj ndërmarrje, ndërsa u shprehën të vendosur se do të qëndrojnë në këtë vend deri në realizimin e kërkesës së tyre.