Arbëri

Tre të vdekur e 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 158 raste të reja pozitive.

Të tri rastet e vdekjes janë nga Gjilani (79, 78, 76 vjeç), ndërkohë numri i rasteve pozitive ka dalë nga kryerja e 2.193 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.