Arbëri

Stafi shëndetësor hezitoi të merrte vaksinën e “AstraZenecas”, tash fluks për atë “Pfizer”

 

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë që mbi 1 mijë doza të vaksinës së kompanisë “Pfizer” të shpenzohen. Edhe gjatë së enjtes pati fluks të madh të personelit shëndetësor nga e tërë Kosova, që kishin ardhur për ta marrë këtë vaksinë. Vetë ata ankoheshin se po u duhej të prisnin gjatë.

Brenda vetëm dy ditësh, mbi një mijë profesionistë shëndetësorë e kanë marrë vaksinën anti-Covid të kompanisë “Pfizer”. Vaksinimi në Kosovë rifilloi të mërkurën, me 4 mijë e 680 dozat e kësaj kompanie, të pranuara nga Bashkimi Evropian dhe me stafin shëndetësor kategori parësore për vaksinim.

Sipas përgjegjësve të vaksinimit në qendrën “1 Tetori”, ka pasur një fluks të madh të personelit shëndetësor.