Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit

 

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Kujtojmë se miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër, i hapi rrugë dërgimit të kërkesës për miratim në Parlament. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë votuar ngritjen e këtij komisioni për shkarkimin e Metës, për të cilin thonë se ka shkelur Kushtetutën.