1 perditesime
Arbëri

Dy persona shoqërohen në polici nga aksioni i sotëm i rinisë së PDK-së para MPJD-së

Dy persona shoqërohen në polici nga aksioni i sotëm i rinisë së PDK-së para MPJD-së
Foto: Alban Bujari/KOHA
17:01

Dy persona shoqërohen në polici nga aksioni i sotëm i rinisë së PDK-së para MPJD-së

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor nga aksioni i sotëm i rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Rreth orës 15:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash te Ministria e Punëve të Jashtme. Me qëllim të sqarimit të rrethanave për disa veprime të ndërmarra nga këta persona, dy prej tyre janë shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

15:19

PDK-ja aksion para MPJD-së, Gërvallës ia dorëzojnë dëshmitë për krimet serbe

Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhie dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë thuhet se ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla. Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit, raporton EO.

Ky reagim i PDK-së vjen një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për krime lufte.