Arbëri

Rugova për gabimet drejtshkrimore të deputetëve: Kjo pasqyron gjendjen e drejtshkrimit në shoqëri

 

Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë gabime drejtshkrimore gjatë plotësimit të Formularit për Broshurën Parlamentare.

Për këtë, profesori universitar në Fakultetin e Filologjisë, Bardh Rugova, ka fajësuar sistemin arsimor në Kosovë. Gabimet kanë qenë të shumta, por gabimet në përshkrimin e kombësisë kanë qenë më të vërejtura.