1 perditesime
23:10

Kosnett e quan moment historik shkuarjen e trupave të FSK-së në Kuvajt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka cilësuar si moment historik shkuarjen e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt për misione paqeruajtëse.

Kosnett ka thënë se është momenti historik edhe demonstrimi i gatishmërisë së Kosovës “për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që të kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”.

19:12

Trupat e FSK-së dhe të ushtrisë amerikane arrijnë në Kuvajt

Kanë arritur në Kuvajt trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtarët amerikanë. Ministria e Mbrojtjes ka uruar për këtë arritje duke thënë se trupat e FSK-së do ndihmojnë për forcimin e aftësive, për të mbrojtur veten dhe “duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët tanë amerikanë”.

“Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MB-së.

Ky kontingjent ka shkuar për misione paqeruajtëse.