Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shqipëri janë regjistruar 57 të infektuar dhe 1 i vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. MSH-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 963 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 117.089.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 131.723 persona, kanë vdekur 2.412 dhe janë kryer 658.828 testime.