Arbëri

Rama: Presidenti Meta duhet të shkarkohet

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohet, duke e quajtur personazh grotesk “që e turpëron Shqipërinë, shoqërinë shqiptare dhe çdo qytetar normal”.

Rama ka thënë se shkarkimi i Metës nuk është në dorën e partisë fituese, PS-së mirëpo thotë se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë.