Arbëri

Jasharaj paralajmëron padi ndaj dy ministrive: T’i marrin seriozisht kërkesat tona, greva opsion

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejt padi ndaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) shtesat prej 100 eurove, kurse nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) llogaritjen e orëve të mësimit plotësues.