Arbëri

Infermieri grevist i dorëzon Konjufcës kërkesën për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës

 

(Kosovapress)- Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e katërt të etjes, i ka dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë dhe të tjera.

Kërkesën e parë e ka dorëzuar tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, për të vazhduar më vonë në Komisionin për Shëndetësi, e më pas në Qeveri.