Arbëri

Prodhuesit e Qumështit kërkojnë nga ekzekutivi të bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve për fermerë

 

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga ekzekutivi që sa më shpejt të bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve për fermerët.

Këtë kërkesë e kanë paraqitur gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sektori i bujqësisë në Kosovë në përgjithësi e në veçanti sektori blegtoral dhe prodhimtaria e qumështit, sidomos pas paraqitjes së pandemisë dhe pasojave të saj.